Arsenali nuk di të ndalet dhe shpallet kampion dimri, viktima e radhës është West Hami

by admin
Spread the love

Arsenali vazhdon të mbajë kreun e Premier League pasi mposht në “Boxing Day” West Hamin me rezultatin 3-1. “Topçinjtë” arritën të përmbysin rezultatin pasi u gjendën në disavatazhin e një goli të realizuar në pjesën e parë nga Benrahma.

Ky i fundit arriti të zhbllokonte shifrat e takimit në minutën e 27-të me anë të një 11-metërshi. Me rezultatin minimal u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytin, Arsenali u fut në fushën e lojës me një tjetër marsh.

Fillimisht është Saka që realizon golin e baraspeshës, përpara se Martinelli të përmbysë gjithçka pesë minuta më vonë. Rezultati final i takimit u vulos nga Nketiah duke i çuar shifrat në 3-1.

Me këtë fitore Arsenali vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit dhe ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke u shpallur edhe zyrtarisht kampion dimri. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Twitter

You may also like