Arsenali mposht Milanin dhe fiton turneun Superkupa e Dubait

by admin
Spread the love

Një miqësore luksi është zhvilluar në Dubai mes Milanit të Piolit, skuadrës kampione të Italisë dhe Arsenalit të Artetës, skuadrës që kryeson Premier league angleze.

“Topçinjtë” kanë fituar 2-1 përballë kuqezinjve falë golave të shënuar nga Odegaard dhe Nelson në pjesën e parë, ndërsa Tomori ka shënuar golin e vetëm të Milanit në pjesën e dytë.

Pavarësisht se anglezët kanë fituar sfidën, janë gjuajtur edhe penalltitë, pasi pikët e marra në ruletën e 11-metërshave mund të ndikojë në renditjen e Milanit në turneun e Dubait, ku marrin pjesë edhe Liverpool dhe Lyon.

Arsenali fiton edhe sfidën e penalltive, merr një pikë më shumë dhe fiton Superkupën e Dubait. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter

You may also like