arsenali i terrorist serb në veri – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka publikuar në faqen e saj zyrtare fotografi që tregojnë se çfarë është konfiskuar nga armët dhe pajisjet pas sulmit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi të dielën, më 24 shtator.

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në disa lokacione, objekte banesore dhe vetura ka gjetur një arsenal të plotë të armëve, të cilat një grup sulmuesish i kanë përdorur për të bllokuar rrugët përreth fshatit Banjskë, përfshirë edhe veturat që ndodhen rreth manastirit të Banjskës.

Sipas policisë, u gjetën qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe mjete logjistike, mes të cilave armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, topa, mitralozë, kallashnikovë.

Pas vrasjes së pjesëtarit të tyre, policia e Kosovës vrau tre sulmues dhe plagosi disa prej tyre. Gjashtë prej tyre u arrestuan. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like