Arsenal rikthehet te fitorja në Premier League – Shqip

by admin
Spread the love

Man. City barazon me Nottingham. Humbet Chelsea

Arsenali arriti një fitore në çastet e fundit në fushën e Aston Villa-s. Një rikthim te suksesi pas disa rezultatesh zhgënjyese për Topçinjtë e Londrës që fituan me rezultatin 4-2 dhe për më tepër me përmbysje. Arsenali ishte në disavantazh në dy raste, por me këmbëngulje e ktheu situatën në kohën shtesë duke shënuar 2 gola që sollën fitoren. Skuadra e Artetës rimerr vendin e parë i ndihmuar edhe nga hapi fals i Manchester Citi që barazoi 1-1 me Nottingham Forest.

Ekipi i Guardiolës realizoi në pjesën e parë, por vendasit barazuan në minutat e fundit. Arsenali tani është 2 pikë larg dhe me 1 ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.

Vijon të zhgënjejë Chelsea që këtë të diel u mund 1-0 në fushën e tij nga Southhampton duke mbetur në mes të tabelës. Kjo është java e 24 e kampionatit anglez.

Tv Klan

You may also like