Arritja e 3 marrëveshjeve për Ballkanin Perëndimor, ironizon Majlinda Bregu: Ç’të them, e kemi fajin vetë

by admin
Spread the love

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka reaguar pas miratimit të 3 marrëveshjeve që bëjnë të mundur lirinë e lëvizjes me karta identiteti, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale në Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bregu thotë se Kosova dhe Bosnja dhe Hecergovina nuk do ta kenë më murin e vizave mes tyre.

Ajo deklaron se gjithashtu të rinjtë nuk do të paguajnë më deri në 500 euro për të njohur diplomat brenda rajonit, si dhe mjekët, dentistët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa.

Sekretarja e RCC-së thekson se sfida e radhës është arritja e Roaming zero mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, për të cilin po punon me të gjithë partnerët.

“Çfarë të them?!

E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm.

3 marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot.

Kosova dhe BiH tashmë s’do të kenë më murin e vizave mes tyre.

Të rinjtë s’do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit.

Mjekët, dentistët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa.

Ndalesa e rradhës arritja e Roaming zero mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët.

Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë!

Faleminderit për vlerësimet Annalena Baerbock dhe gjithe partnerëve të proçesit të Berlinit.

Ja kështu.

Tung nga Berlini me arritje konkrete dhe po aq përunjësi e motivim për të bërë mirë aq sa kemi n? dorë!

#Talkischeap. The ëork speaks for itself.

Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtëm të Procesit të Berlinit #BerlinSummit2022”, shkruan Bregu.

You may also like