Arrihet marrëveshja mes klubeve, Fofana është dhurata e fundit për Tuchel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas “RMC Sport”, Chelsea dhe Leicester kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit francez Wesley Fofana në Londër.

Ndonëse nuk bëhet e ditur shifra e transferimit, flitet se do të jetë një vlerë rekord për një mbrojtës 21-vjeçar (rreth 82.5 milionë euro plus bonuse). Tekniku i “dhelprave” Brendan Rodgers nuk e ka grumbulluar lojtarin për sfidën e nesërme në “Stamford Bridge”.

Ndonëse janë refuzuar ofertat e para të londinezëve, pronari i “bluve” Todd Boehly ka vendosur që ti bëjë edhe një dhuratë të fundit teknikut Thomas Tuchel.

Ndërkohë që Leicester ka zgjedhur Merih Demiral të Atalantës si zëvendësuesin e Fofana. / Oversport.tv

Foto: Leicester City Football Club, Facebook

You may also like