Arrihet marrëveshja, Fiorentina e gjen portierin tek Atalanta

by admin
Spread the love

Pas problemeve me Dragoëskin, Vincenzo Italiano po kërkon me ngulm të sjellë një tjetër portier te Fiorentina. Ndërkohë që sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është arritur marrëveshja me Pierluigi Gollini.

Ky i fundit është rikthyer tek Atalanta pas aventurës së tij në huazim te Tottenham Hotspur. Klubi bergamask kërkon ta shesë dhe Fiorentina është e gatshme të përfitojë, madje ka arritur edhe marrëveshjen.

Gollini do të transferohet fillimisht në formë huazimi që do të kushtojë rreth 500 mijë euro. Më pas Fiorentina do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 8.5 milionë euro. /oversport.tv

You may also like