Arrihet marrëveshja, Barcelona i “rrëmben” një tjetër mbrojtës Chelsea

by admin
Spread the love

Barcelona nuk po ndalet në merkaton e verës. Klubi katalanas është pranë transferimit të një tjetër lojtari nga Chelsea. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marcos Alonso.

Sipas asaj që raportohet nga “Marca” është vetëm çështje kohe që mbrojtësi spanjoll të veshë fanellën e Barcelonës. Ai pritet që të zbarkojë në Spanjë gjatë javës ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë.

Tratativat me Marcos Alonso kanë nisur që në fillimin e merkatos midis palëve, ndërsa më parë Barcelona ka “rrëmbyer” edhe Andreas Christensen nga Chelsea. Edhe vetë Alonso është shumë i lumtur për këtë transferim. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Twitter

You may also like