Arrestohet shoferi i autobusit për trafikim të 57 emigrantëve

by admin
Spread the love

Është arrestuar shoferi i një autobusi në fshatin Milloshevë të Obiliqit, për trafikim të 57 shtetasve të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).

Policia njofton se autobusi është ndaluar të mërkurën rreth orës 22:00 për kontrollim.

“Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure”, njofton tutje policia.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit me iniciale S.U. i vitit 1988 është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

You may also like