Arrestohet personi i cili kërcënoi Jovevskin

by admin
Spread the love




Sot në Manastir është arrestuar personi i cili para 10 ditëve i dërgoi letër kërcënuese Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Jovevski. mëson “Slloboden Peçat”.

“Vetëm presim atë momentin e duhur për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të qëndroni gjallë. Ne jemi organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”.

Kjo është vetëm një pjesë e letrës me kërcënime me jetë të cilën e ka pranuar më 17 janar prokurori publik Joveski. Letra e dërguar nga Posta në Manastir, kërkon lirimin e dy gazetarëve të TV ALFA, Goran Momirovski dhe Dragan Milosavleviq.


You may also like