Arrestohet një person në Gjakovë, e fshihte kokainën në oborrin e tij

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi fshihte substancat narkotike me metoda të ndryshme në oborrin e tij.

Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë, përcjell Klankosova.tv.

“Në vazhdën e hetimeve nga autoritete e antidrogës me datë 30.04.2022, në ora 23.10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm”, thuhet në komunikatën për media.

Policia njofton se gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
  • Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
  • Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.

Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

You may also like