Arrestohet në Shkup një shtetas i Kosovës, dyshohet se ka realizuar vjedhje – Shqip

by admin
Spread the love

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas të Kosovës në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur gjera personale të një shtetasi turk.

“Më 12.03.2023 në ora 18:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Qendrës kanë privuar nga liria F.R.(49) nga Republika e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje rreth orës 17:30 në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, gjatë së cilës i ka marrë një send personal nga xhepi i B.B.(25) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup. Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like