Arrestohet në Malishevë i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prizren – Shqip

by admin
Spread the love

Është arrestuar Aziz Gashi, i cili dyshohet për vrasjen e një 48-vjeçari gjatë së dielës në lagjen “Arbana” në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv. zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 04.09.2023 kanë vazhduar veprimet operative hetimore për të lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit të vrasjes së djeshme në Prizren”, u shpreh Bytyqi për Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së sotme me urdhër Prokurorit dhe me autorizim te Gjykatës Themelore, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit”.

“Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontarolluar lokacione të ndryshem, kryesisht në rrethinën e Malishevës. Me vonë në orët e mbrëmjes është lokalizuar dhe është arrestuar I dyshuari. Arrestimi I të dyshuarit është bërë në fshatin Tërpez të Malishevës”.

Ai theksoi se në operacion për arrestimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gajokvës dhe njësi të tjera , si K9 etj.

You may also like