Arrestohet në Graçanicë një serb i dyshuar për krime lufte

by admin
Spread the love

Serbi me inicialet D.M. është arrestuar në Graçanicë si i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në njoftimin e Policisë e Kosovës thuhet se personi në fjalë dyshohet për krime të kryerra gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999).

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë kontroll në shtëpinë të dyshuarit, ku janë gjetur:

– një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,

– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,

– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,

– shufër metalike “Taiwan”,

– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj.

You may also like