Arrestohet hajduti i dënuar me 20 vite burg – Shqip

by admin
Spread the love

Policët e ekipit operativ të kërkimit në SPB Shkup, dje në bulevardin “Boris Trajkovski” kanë privuar T.B. (36) nga Shtipi i cili është dënuar me 20 vjet burgim për kryerjen e shumë veprave të “vjedhjes së rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal, përcjell Shqip.

Sipas MPB-së, T.B. kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut të Idrizovës, ku duhej të vuante shtatë vjet e katër muaj nga dënimi. Ai ishte në kërkim edhe për shkak të dyshimit se ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Blv.“Aradhat partizane” në Shkup. Njëkohësisht atij iu gjetën edhe sende, të cilat dyshohet se e kanë origjinën nga vepra penale.

Personi është dërguar në INK Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia

You may also like