Arrestohet gruaja për sulmin e shumëfishtë me thikë në qendër të Tokios

by admin
Spread the love

Një e re ka plagosur të paktën katër burra në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor Yamanote mbreme në Tokio para se të mundej nga kalimtarë dhe pasagjerë të tjerë, e më pas të arrestohej nga policia.

Policia vendase tha se mori njoftimin rreth orës 11 të mbrëmjes sipas të cilit një grua me thikë në dorë po plagoste njerëz në tren.

Rrjedhimisht sulmuesja u arrestua në stacionin JR Akihabara Station e dyshuar për tentativë vrasjeje.

E reja në të 20-at e saj preu me thikë disa njerëz teksa, kater burra ishin plagosur ose në bark, ose në krahë, por duke pësuar vetëm plagë të lehta, njoftonte policia e Manseibashi.

Zyrtarët thanë se motivi i saj është ende i paditur.

Një i plagosur 24 vejçar ishte i ulur në tren kur papritur kishte ndjerë vetëm dhimbjen e goditjes së thikës në gjoks. Ai ngriti kokën dhe e reja po qëndronte para tij me thikë në dorë, sipas dëshmive.

Hekurudhat japoneze thanë se incidenti kishte ndërprerë përkohësisht trafikun në linjat qëndrore Yamanote në Tokio.