Arrestohet Fero, pasi goditi me grushte një qytetar në rrugë – Shqip

by admin
Spread the love

I njëjti është parë duke goditur me grushte personin i cili gjendej brenda një veture .E lidhur me këtë, nga Prokuroria Themnelore në Gjilan kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari në këtë rast, Feronit Shabani (Fero).

LEXO EDHE KETE

Tragjike: Autobusi rrotullohet, humbin jetën 30 persona

Po ashtu është theksuar se me të marrë informatën përmes publikimit në media, Prokuroria menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për identifikimin e më pas arrestimin e të dyshuarit.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri P.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që reperi Fero ka probleme të ngjashme, ku i duhet të përballet me organet e hetuesisë në vend./Botapress.info/

You may also like