Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së

by admin
Spread the love

Të premten, është arrestuar në Meksikë, Rafael Caro-Quintero, i cilësuar bosi i drogës. Ai njihet ndryshe si Narco de Narcos dhe ishte në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Në aksion për arrestimin e tij u vranë 14 marinsë gjatë rrëzimit të një helikpetri. Rafael Caro Quintero u arrestua nga marinsat pasi u gjet i fshehur në shkurre nga një qen i marinës në qytetin e San Simón, komuna Choix, në shtetin veriperëndimor të Sinaloa.

Kush është Rafael Caro-Quintero?

Caro Quintero konsiderohet nga autoritetet meksikane si themeluesi i kartelit Guadalajara. Ata e akuzojnë atë për trafik metamfetamine, heroinë, kokaine dhe marihuane.

Caro Quintero, mosha e saktë e të cilit nuk dihet, por besohet se është në të 60-at, kërkohej nga autoritetet amerikane për rrëmbim dhe komplot për vrasjen e agjentit special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Enrique Camarena Salazar në 1985.

Camarena Salazar u rrëmbye dhe u vra si hakmarrje për një bastisje në vitin 1984 në fermën e marihuanës prej 2,500 hektarësh të Caro Quintero nga autoritetet meksikane, sipas DEA.

Caro Quintero kaloi 28 vjet në burg në Meksikë për rolin e tij në vrasje përpara se të lirohej për një çështje teknike në vitin 2013. Gjykata e Lartë meksikane më vonë anuloi vendimin që e liroi atë.

You may also like