Arrestohet Berati i “It’s my love”, të njëjtit i është konfiskuar lëndë narkotike

by admin
Spread the love

Gjatë një operacioni të policisë së kosovës sot (e mërkurë) në qendër të Prishtinës, në afërsi të “Kino ABC”, janë arrestuar disa persona.

Në vendin e ngjarjes janë përplasur disa persona të dyshimtë me punëtorët e “Prishtina Parking”.

Të njëjtëve i është konfiskuar thika, boks të hekurit si dhe substanca narkotike të llojit “Marihuanë”.

Të dyshuarit tashmë janë shoqëruar në stacion policor nga njësitë përkatëse për të vazhduar më tej me hetimin.

“Jepi zë” raporton se ndër të arrestuarit është edhe ish-pjesëtari i “It’s my love” nga Mitrovica, Berat Xhelili.

 

Kujtojmë se, ish – konkurenti ishte arrestuar edhe më parë për probleme me ligjin.


You may also like