Arrestohet 42 vjeçari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 42 vjeçarin me iniciale B.D. i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Personi në fjalë nuk i është bindur as urdhrit policorë.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (15-janar) rreth orës 19:00 kanë arrestuar 42-vjeçarin B.D. nga Gostivari, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar, dhe ishte sjellë në mënyrë agresive, me ç’rast kishte refuzuar urdhrin e punonjësve të policisë që po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

You may also like