Arrestohen tre persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike

by admin
Spread the love




MPB njofton se dje janë ndaluar tre persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike.

“Më 16.04.2023 në ora 22:00, nga ana e policisë së Gostivarit në rrugën “Ilindenska” në Gostivar kanë ndaluar D.N.(29) nga Gostivari, A.Sh.(31) nga Lakavica dhe A.B. (32) nga fshati Zdunjë.

Në D.N. dhe në A.Sh. janë zbuluar dhe konfiskuar dy qese me kokainë, ndërsa tek A.B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme.

Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like