Arrestohen tre gostivaras, vodhën gjësende dhe tre trotinetë elektrikë në Negotinë!

by admin
Spread the love

Arrestohen tre hajdutë, zbardhen gjashtë krime, një pjesë e asaj që u mor iu kthye pronarëve.

“Dje (07.03.2023) në periudhën nga ora 09:20 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë në kuadër të SPB-Tetovë kanë ndaluar I.C.(26) nga Toplica e Gostivarit dhe E.F.(22) dhe J.M.(18) nga Dobridolli i Gostivarit.

Të tre dyshohet se gjatë muajit të kaluar kanë kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje” në tre objekte në rajonin e Negotinës, si dhe kanë marrë edhe tre trotinetë elektrikë. Trotinetët e sekuestruar janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve të tyre, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar dhe kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like