Arrestohen shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Bellanocës, tentuan të korruptojnë policët me 10 euro

by admin
Spread the love





Dy persona janë ndaluar në vendkalimin kufitar Bellanoc më datë 24.02.2023 në ora 09:20 me rastin e hyrjes në vend pasi kanë tentuar t’i japin ryshfet policëve.

Bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë me inicialet G.J.(65), drejtues i makinës dhe E.R.(38) me një mjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Shqipërisë, përcjell INA.

Shtetasi shqiptarë me dorëzimin e dokumenteve të udhëtimit në kartonin e gjelbërt kishte vendosur 10 euro. Kjo ka bërë që të reagojnë policët, por shtetasi shqiptar ka kërkuar që të lihen të lirë sepse i kishte skaduar kartoni i gjelbërt. Pas kontrollit të detajuar, në makinë është gjetur lëndë narkotike marihuanë. Dy shtetasit shqiptarë janë dërguar në prokurori, kur ndaj tij janë shqiptuar kallëzime penale.







Artikulli paraprakLimaj: Kurti të hënen do ta nënshkruan marrëveshjen me Vuçiqin në Bruksel




You may also like