Arrestohen dy persona në Shkup për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, konkretisht rreth orës 14:40 në rrugën “Atanas Mitrev” në Shkup janë privuar nga liria dy persona. A.S. (26) dhe A.L. (22) pasi që janë kapur në flagrancë deri sa po tregtonin me substanca narkotike.

“Në rrugën e lartë përmendur, A.S. është parë duke i dhënë marijuhanë A.L, ndërsa ajo duke dhënë para. Gjatë kontrollit tek A.S. janë gjetur para, ndërsa tek A.L është gjetur marijuhanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like