Arrestohen dy persona në Shkup, kapen me lëndë narkotike

by admin
Spread the love




MPB njofton se sot policia ka arrestuar dy persona për shkak të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike.

“Sot (14.03.2023) në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar A. O. (23) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe V.K. nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit në banesën ku ata jetojnë në Shkup, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 150 gramë kokainë dhe një peshore digjitale.

Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, me procedurë të shpejtë do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


You may also like