Arrestohen dhjetë persona, ndalohet një grup kriminal

by admin
Spread the love

Në një aksion të koordinuar policor sot, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 10 persona, katër nga Gjevgjelia, tre nga Strumica, dy nga Struga dhe një nga Demir Kapia, njoftoi MPB.

Njëkohësisht janë kryer bastisje në katër lokacione në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar provat materiale, përkatësisht para dhe sasi e madhe e narkotikëve me origjinë nga një person juridik i regjistruar për të ushtruar veprimtarinë e kultivimit të erëzave, bimëve aromatike dhe mjekësore të destinuara për qëllime mjekësore.

Personat e arrestuar, thuhet në kumtesë, do të dërgohen para gjyqtarit të procedurës paraprake, droga e gjetur do të dërgohet për ekspertizë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngritet padi penale nga neni 215 paragrafi 3 i Kodit Penal – “Prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Operacioni u realizua nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Sektori i Hetimeve Kriminale – Njësia për Trafikim të Paligjshëm të Drogës pranë Byrosë për Siguri Publike, me qëllim të ndalimit të një grupi të organizuar kriminal që vepronte në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Grupi merrej me organizimin, prokurimin, shitjen dhe tregtimin e marijuanës. Konkretisht, që nga tetori i vitit 2023, kur filloi aksioni, janë ndërmarrë më shumë masa dhe aktivitete operativo-taktike për të ndaluar grupin”, sqarohet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like