Arrestimi i shtetasve çekë në Poliçan, reagon ashpër deputeti i PD-së: Qeveria po ekzalton për të shprehur ‘madhështinë’ e tij për ‘aftësinë’ në goditjen e spiuneve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me arrestimin e shtetasve rusë dhe çekë në afërsi të uzinave të armëve në Gramsh dhe Poliçan, të cilët dyshohen si anëtarë të celulave të huaja të spiunazhit.

Shehu shkruan se qeveria shqiptare ekzaltohet me demonstrimin e fuqisë për të kapur spiunët e huaj, ndërkohë që thekson se nuk mund të arrestohet çdo person i cili bën foto përpara një objekti të caktuar.

Duke iu referuar ndalimit të shtetasve çekë, Deputeti i PD-së shton se është në nivelin e marrëzisë që të arrestosh një person që po kryen foto nga jashtë të një objekti, qoftë dhe ai në Poliçan.

Postimi i plotë:

“Marrëzia e madhështisë” sipas Luis de Funès.

“Marrëzia e pa aftesise” i shkon kësaj Qeverie, apo te dyja bashke.

Që nga mbrëmë “shteti” ynë veçse ekzalton për te shprehur “madhështinë” e tij për “aftësinë” ne goditjen e spiuneve.

Dje te tille, te “armatosur” rende (me spray) ju futen aty ku nuk lejohet e arritën deri te “maja e hundës” se ushtareve, qe askush nuk ka thëne se çfarë armesh e protokolli kishin!

Ne fakt me tej u larguan, ndërsa ushtaret përfunduan ne spital!

Dhe ky na qenka nje sukses, qe drejtuesit e ketij shteti vazhdojne ta egzaltojne per te demostruar “madheshtine” e fuqise.

Sot paskan kapur dy te tjere ne nje tunel te Policanit.

Ndersa dy gra qenkan arrestuar se po fotografonin nga jashte ate fabrike aty.

Me kujton kjo shume nga “historite” e perballjeve te dikurshme te atij rregjimi.

Dhe tashti seriozisht:

Nqs ka objekte ku qytetareve, shqiptare a te huaj, u ndalohet hyrja kjo behet me menyrat e bllokimit a ruajtjes dhe kjo eshte detyre e ruajtesit.

Sepse po te ecet me logjiken e sotme, ne fakt eshte e djeshmja, ndonje dite do te ndalojne edhe gjynafqarin qe mund te futet brenda nje bunkeri per te bere…

Qytetari mund te levize kudo ku nuk ka pengesa.

Dhe pengesat duhen vene, qofte dhe per te mbrojtur qytetarin nga aksidentet.

Ndersa pa asnje dyshim, pjesa tjeter, ajo e fotove hyn ne nivelin e marrezise.

E tille eshte te arrestosh dike, sepse po fotografonte nga jashte nje objekt qofte dhe ate ne Polican.

Nqs ai objekt ka gjera konfidenciale, ato nuk do te mund te fotografoheshin nga jashte, dhe kjo perseri eshte detyre e ruajtesit ta siguroje kete.

Qytetari eshte i lire te fotografoje cfaredo qe i kap syri, nqs desheron.

Veprimet e sotme jane vetem pjese e “marrezise se pa aftesise” te ketij shteti, qe perpiqet t’i servire keto per “madheshti” , por keshtu futet ne nje tjeter marrezi.”-shkruan Shehu.

You may also like