Arrestimi i Saimir Tahirit, ish-prokurori i njohur zbërthen mesazhet e koduara

by admin
Spread the love

Ish-prokurori Gentian Ternova shprehet se nëse qeveria do e kishte mbrojtur Tahirin, ai sot nuk do të ishte në burg, por për këtë dosje kryeministri është ndjerë mes dy zjarresh, nga njëra anë presioni i ndërkombëtarëve dhe nga ana tjetër vetë Tahiri. Sipas tij, Rama ka zgjedhur t’i bindet presionit të të huajve sepse ka logjikuar se zjarri nga Tahiri është më i vogël për tu menaxhuar.

Deklarata Ternovas:

“Nëse qeveria do e kishte mbrojtur Tahirin ky i fundit nuk do ishte sot në burg, por Rama mendoj se ka qenë mes dy zjarresh nga njëra anë presioni i ndërkombëtarëve, SHBA dhe BE për ta dënuar me burgim dhe të mos ndërhyjë për ta ndihmuar atë, dhe zjarri i dytë ka qenë nga vetë Tahiri për Ramën si kodi mafioz i heshtur se duhet të më mbrosh se të kam shërbyer. Në mes dy zjarreve Rama ka menduar se zjarri Tahirit është më i menaxhueshëm, më i vogël për tu menaxhuar se presioni i ndërkombëtarëve.

Presioni që duket qartazi se çfarë ka deklaruar Tahiri më parë duket se ka pasur një presion ndaj Ramës. Kjo më duket si një shtyrje në kohë deri sa u arit në një moment që Tahiri s’ka më atë fuqi që ka pasur. Nga lëvizjet e bëra që interpretoj, dosja Tahiri erdhi para kohe kur shumë të tjera presin në radhë këtë e shoh një ndërhyrje që ai të merrte një pafajësi për të hyrë përsëri në politikë, por mesa duket nuk shkoi ashtu.”, tha Ternova.

You may also like