Aro Muric po vazhdon me formën e mirë në Turqi, futet në formacionin e javës

by admin
Spread the love

Gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muric po vazhdon të jashtëzakonshme me klubin nga Superliga turke, Adana Demirspor, shkruan Insporti.

Në takimin ndaj Rizespor, Muric në minutë e 79-të u detyrua ta lëshonte ndeshjen për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes me një nga lojtarët kundërshtar. Por, megjithatë, për aq sa ishte prezent në fushën e lojës, 23-vjeçari arriti ta siguronte vendin e tij në formacionin e javës së 24-të në Superligën turke.

Forma fantastike e Aros ka bërë që pas tij të vihet edhe gjiganti turk Galatasaray, të cilët e shohin portierin kosovar si opsionin më të mirë për edicionin e ri.

Me skuadrën e Adanas, Muric gjendet momentalisht në pozitën e tretë në tabelë, me 40 pikë të mbledhura. 

You may also like