ARMENI – Pashinyan: Rusia dështoi në ruajtur e paqes në Nagorno-Karabakh

by admin
Spread the love

JEREVAN, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri armen Nikol Pashinyan akuzoi Rusinë për dështimin në kryerjen e misionit të saj paqeruajtës në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh të Azerbajxhanit fqinj.

“Misioni paqeruajtës rus nuk po përmbush detyrat e tij në kontrollin e Korridorit të Laçinit”, tha Pashinyan në kryeqytetin armen, Jerevan.

Kremlini hodhi poshtë akuzat se trupat nuk po përmbushnin misionin e tyre.

Trupat ruse janë dislokuar për të ruajtur një armëpushim të brishtë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe për të siguruar akses në malin Nagorno-Karabakh përmes korridorit.

Të hënën, Pashinyan shkroi në Twitter se shërbimet mjekësore mund të shemben në Nagorno-Karabakh, i cili ishte rrethuar nga forcat Azerbajxhane.

”E vetmja lidhje rrugore me këtë zonë është bllokuar për tetë ditë”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakEskavator për fermerët në Derviçan, Rama: U tha, u bë

You may also like