Armend Zemaj: Gjuetia qeveritare po vazhdon me largimin nga puna të personelit shëndetësor

by admin
Spread the love

Zemaj ka thënë se në vend që të shpërblehen punonjësit shëndetësor për angazhimin në pandemi, Qeveria i shpërbleu me mos vazhdimin e kontratave.

Sipas tij, sa më shpejtë duhet të gjendet zgjidhje për pakënaqësitë e profesionistëve shëndetësorë.

“Kosova është i vetmi vend në botë që të gjithë të angazhuarit në kohën e pandemisë i lë në rrugë, pa asnjë përgjegjësi morale ndaj tyre. Në vend që të shpërblehen për gjithë mundin dhe sakrificën për gjatë gjithë kohës së luftimit me pandemi, Qeveria si shpërblim vendos mos vazhdimin e kontratave të tyre. Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësorë po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare ndaj personelit dhe profesionistëve shëndetësor duke i denigruar dhe duke i larguar ata nga puna, është largim edhe nga vendi. Qeveria në afat sa më të shkurtër duhet të gjejë zgjidhje për ta”, potencoi Zemaj për Front Online.

You may also like