Armata e Maqedonisë e 180-ta në botë

by admin
Spread the love

Armata  e Republikës së Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 108-të në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, që e publikoi portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower”.

Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë, e ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia, Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania.

Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila është në vendin e 30-të, Serbia është e 58-ta, Bullgaria e 59-ta, Kroacia e 68-ta, Sllovenia është e 86-ta, Mali i Zi 128 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të.

MARKETING



You may also like