ARKEOLOGJI – Gërmimet në Pompei zbulojnë disa vepra arti mahnitëse

by admin
Spread the love

NAPOLI, 11 prill /ATSH/ – Disa vepra arti mahnitëse janë zbuluar në një gërmim në Pompei, qyteti antik romak i varrosur nga një shpërthim i malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit, shkruan BBC.

Arkeologët thonë se ”afresket janë ndër më të bukurat që gjenden në rrënojat e vendit antik”.

Figura mitike greke si Helena e Trojës përshkruhen në muret e larta të zeza të një salle të madhe banketi.

Dyshemeja me mozaik pothuajse e plotë e dhomës përfshin më shumë se një milion pllaka të bardha individuale.

Një e treta e qytetit të humbur ende nuk është pastruar nga mbeturinat vullkanike. Ka të ngjarë që ngjyra e ashpër e mureve të jetë zgjedhur për të fshehur depozitat e tymit nga llambat e përdorura gjatë argëtimit pas errësirës.

Drejtori i parkut Pompei, Gabriel Zuchtriegel prezantoi “dhomën e zezë” të Pompeit.

“Në dritën vezulluese, pikturat pothuajse do të marrin jetë”, theksoi ai.

Në njërën shohim perëndinë Apollon që përpiqet të joshë priftëreshën Kasandra.

Pasoja tragjike përshkruhet në pikturën e dytë, në të cilën Princi Paris takon Helenën e bukur, një bashkim që Kasandra e di se do t’i dënojë të gjithë në Luftën e Trojës që pasoi.

Dhoma e zezë është thesari më i fundit që doli nga gërmimi, i cili filloi 12 muaj më pare.

Për afresket që duhet të qëndrojnë në vend, një ngjitës suvaje injektohet në anën e pasme për të parandaluar shkëputjen e tyre nga muret./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like