Arjanit Hoxha komenton foton me Musa Xhaferin

by admin
Spread the love

Në rrjetet sociale sot në mbrëmje është shpërndar një foto e ish ministrit nga Lëvizja Besa, Arianit Hoxhës dhe ish zyrtarit të lartë të BDI-së Musa Xhaferit.

Për këtë ka reaguar Arianit Hoxha i cili në facebook shkruan:

“E shoh se kanë filluar të shpërndajnë një foto time bashkë me Musa Xhaferin, takim ky i realizuar në vend publik pa u fshehur nga askush dhe pa pasur asnjë ngarkesë në veprimet e mia politike. Unë si personalitet aktiv në politikë kam me qindra takime me njerëz që kërkojnë të bisedojnë rreth aktualiteteve politike. Pyetja që shtrohet është kjo: kush janë personat që përcjellin çdo lëvizje time dhe a është kjo përcjellje me instrukcione institucionale dhe si e arsyetojnë autoritetet e sigurisë cënimin e privatësisë të një ministri në dorheqje të Qeverisë aktuale.

Nësë dikujt tronidet karrikja e pushtetit dhe i pengon rritja e Lëvizjes BESA kjo është problem i atyre që kanë këtë shqetsim dhe jo i joni.”, ka shkruar Hoxha.

You may also like