Arjan Iseni regjistron dy fitore në xhiron e tretë kundër serbit Rastko Simiq – Shqip

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, boksieri i KB Çairi, Arjan Iseni, në kategorinë 80 kg, ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Evropian  të boksit që mbahet në Beograd. Pas fitores në luftën e parë kundër boksierit grek Michail Tsamalidis, në luftën e dytë Iseni mundi boksierin  armen Rafayel Hovhannisyan dhe  tani është pritje luftës së tretë, kundër serbit Rastko Simiq dhe me  fitore eventuale do të siguronte medaljen e bronzit. Arjan Iseni shpreson se më pas do të vazhdojë drejt titullit kampion i Evropës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në kampionatin Evropian  të boksit që ka filluar nga 18 prilli dhe do të zgjasi deri më 28 prill, marrin pjesë gjithësejt 401 boksier nga 33 vende prej të cilëve 263 në kategorinë e meshkujve dhe 138 në kategorinë e femrave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like