Arjan Çani: Ju tregoj kush është beteja e vërtet e Sali Berishës

by admin
Spread the love

Analisti Arian Çani, thotë se ka një kaos në Partinë Demokratike dhe se nuk dihet nëse janë shtuar të rinj që e mbështesin Sali Berishën apo jo. Për MCN Tv, ai foli për një grup amorf brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Çani: Një grup që tani po rri në heshtje, i cili ka qenë shumë aktiv deri pak kohë më parë. Grida Duma, Ervin Salianji, etj. Nuk kanë dalë më, nuk kuptohet se pse dhe cila ka qenë strategjia e tyre. Dolën hapur dhe e detyruan që Basha të ikte. Ka një rezistencë ndaj mazhorancës së PD me në krye Berishën apo Komisionin e famshëm të Rithemelimit. Beteja e vërtetë e Berishës nuk është me bazën poshtë, se bazën e ka pasur dhe do e ketë sa të jetë gjallë. Sa më lartë ngjitemi në hierarkinë e asaj shtëpie, shohim se aty kemi rezistencë. Të gjithë ata kanë ngrënë një lugë çorbë të prishur, e kanë ngjyer diku gishtin. Ca të tjerë e kanë tabu, se më mirë ta kemi mirë me superfuqinë, Amerikën, të presim dhe pastaj të lëvizin. Në këtë moment nuk janë as kundër Berishës dhe as kundër të tjerëve, ky është grupi më rezistent, nuk guxon të flasë. Kjo krizë do thellohet.

You may also like