Arilena nuk më ka paguar, ishte djersa ime – Shqip

by admin
Spread the love

20:38 | 10 Shkurt 2022

Ish-banori i “Big Brother VIP” ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Balerini, Dritan Brama i ftuar së fundmi në programin “Abc e Pasdites” tha se nëse do ishte futur më herët në shtëpi do të shkonte në finale, shkruan lajmi.net.

Për ditët e kaluar brenda, Tani tha se kanë qenë ndër ditët më të mira të jetës së tij dhe nuk do i priste komentet e shumta pozitive nga njerëzit pas daljes.

“Të gjithë më thonë pse nuk hyre më përpara, po të kisha filluar që nga dita e parë do kisha arritur me Tanin e vërtetë sepse jam i kalitur me durimin”, tha ai.

LEXO EDHE ARTIKULLIN:

Iliri i nxjerr sekretin për herë të parë Alketa Vejsiut që askush nuk e dinte

Ndërkohë, i pyetur nga moderatori, Ermal Peçi nëse ishte penduar që tha përpara kamerave se disa artistë nuk ishin treguar korrekt me të duke mos e paguar, Tani përmendi emrin e këngëtares shqiptare.

“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pëlqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”. u shpreh balerini.

Tutje, Tan Brama theksoi se Arilena Ara ka qenë ajo e cila nuk e ka paguar dhe është ndjerë tejet i dëshpëruar nga ajo./Shqip/

You may also like