Argjentina vazhdon rezultatet pozitive, mposht në shtëpi Venezuelën

by admin
Spread the love

Edhe pse e ka siguruar kualifikimin, Argjentina vazhdon të zhvillojë paraqitje të mira në kualifikueset e Amerikës së Jugut për “Qatar 2022”. Ekipi i Scalonit mposhti në ndeshjen e fundit Venezuelën me rezultatin e pastër 3-0.

Sulmuesi i Fiorentinës, Nicolas Gonzalez hapi siparin e golave në pjesën e parë. Ai realizoi në minutën e 34-t të takimit që mbylli edhe pjesën e parë në këto shifra.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Argjentina do të gjente rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Ishte Angel Di Maria ai që dyfishoi gjithçka në minutën e 79. Më pas, ylli i këtij ekipi, Lionel Messi gjeti sërish rrugën e rrjetës duke vulosur edhe rezultatin final të takimit në 3-0.

Kështu, Argjentina e vendit të dytë, ngjitet në kuotën e 38 pikëve, katër më pak se Brazili kryesues. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like