Ardhja e ten Hag jep efektet e para, një nga yjet e ekipit kërkon të qëndrojë

by admin
Spread the love

Konfirmimi se Erik ten Hag do të ulet në stolin e Manchester United në fundin e sezonit i ka dhënë që tani efektet e para. Sipas Daily Mail, një prej lojtarëve që mund të largohej në fundin e sezonit tashmë ka ndërruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë.

Bëhet fjalë për Marcus Rashford kontrata e të cilit përfundon në sezonin tjetër. Ai duket se i ka komunikuar klubit se me trajnerin e ri dëshiron të qëndrojë ende në Mançester dhe për më tepër tashmë është i gatshëm që të hedhë firmën në kontratë për të rinovuar.

Megjithatë, përpara se të bëhet kjo klubi dhe agjentët e lojtarit duhet të ulen për të gjetur një marrëveshje. Por nuk mjafton vetëm kjo. Lojtari fillimisht duhet të bindë ten Hag se e meriton fanellën e Manchester United dhe më pas do të vendoset nëse do të rinovojë ose jo. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like