Arbitër anglez për Strugën, sezonin e shkuar drejtoi Partizani-Saburtalo në Conference League

by admin
Spread the love

UEFA ka caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e kthimit Struga-Zalgiris, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.

Ndeshjen e 18 korrikut (e martë) në Ohër, që nis në orën 17:00 dhe që për publikun shqiptar transmetohet ekskluzivisht në “Shqip 2”, do ta drejtojë arbitri anglez Darren England, bashkë me dy anglezët e tjerë, Lee Betts dhe Daniel Robathan.

Arbitri i katërt po ashtu është nga Anglia, Michael Salisbury, ndërkohë rolin e delegatit të këtij takimi do ta luaj sllovaku, Michal Mertinyak.

Darren England vendos drejtësi në Premier League që nga viti 2020, ndërsa për herë të parë në garat europiane nën emblemën e UEFA-s, ka referuar edicionin e kaluar.

Më 14 korrik 2022, 37-vjeçari arbitroi ndeshjen e Partizanit kundër Saburtalos në Conference League. /Supersport


Top Channel

You may also like