Arbër Hajdari e përlotë gazetarën e njohur

by admin
Spread the love

Arbër Hajdari ishte i ftuari i radhës në emisionin e Roza Latit, “Why not”.

Ai tregoi shuëm gjëra për jetën e tij dhe për punën që ai bënë.

Është shumë e vështirë të bësh punën e tij, pasi përballësh me situata shumë të rënda, shkruan”Kosovajra”.

Arbri ia tregoi Rozës një histori që ati i kishte ndodhur, gjatë kohës që ai po fliste ajo nuk po mund t’i mbante lotët.

“Kemi qenë në Institut dhe kishim programuar një aktivitet me Blendi Fevziun në terren. Ishte ftohtë, dimër na ngeci një nga makinat. Zbritëm nga makinat dhe po zbrisnim ushqimet. Aty ishin disa kalamaj të vegjël. Gjatë kohës që ne po shkarkonim Blendi merr disa çokollata dhe ja shpërndan kalamajve. Ata filluan t’i hanin, vetëm njëri prej tyre nuk e hapi. Blendi e pyeti pse nuk e hapi dhe fëmija i tha që do ta hante më vonë. Ne e kaluam këtë situatë dhe filluam të shpërndanim ndihmat. Kur shkuam te familja e fundit ishte një zonjë që kishte 3 fëmijë jetimë. Një ndër fëmijët ishte djali që nuk hapi çokollatën. Blendi i tha “po këtë djalin e takova qëparë, i dhashë një çokollatë por nuk i hante.” Nëna i tha “jo ky i ha çokollatat, por erdhi ta ndajë me motrën dhe vëllain e tij.” Kjo ishte një gjë që na goditi dhe ne që ishim aty sepse në realitetin që jetojmë sot shumë rrallë e shikon këtë”,- ishte historia e Arbërit.


You may also like