Arben Taravari: Rënia e BDI-së do të fillojë nga Kërçova, kjo parti po rrënohet nga brenda

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

BDI është duke bërë një luftë të brendshme, e cila është shumë misterioze dhe enigmatike. Kështu tha Arben Taravari në emisionin debativ në TV SHENJA, ku ka shtuar, se beson se fillimi i rënies së BDI-së do të jetë nga Kërçova.

“Është qartë se në BDI ka grupet të ndryshme të interesit, të cilin mundohet ta mban një njeri por nuk po ja del. Mendoj se përçarja është reale dhe se, e them përsëri se dështimi apo rënia e BDI-së do fillojë nga Kërçova. Edhe atë, nuk dua të ndodhë ajo, neve si parti politike e tërhoqëm kandidatin se do na akuzonin neve se ju e përçat votën, e pamë të arsyeshëm që ta kemi listën por ato të bëjnë garë, votuesi jonë i lamë që ata vet të votojnë si të vlerësojnë. Por unë mendoj se të gjitha partitë politike edhe perandoritë kanë ra prej brenda, dhe mendoj se BDI është duke u rrënuar prej brenda”, ka deklaruar Taravari.

You may also like