Arben Ristani tregon pse gaboi Basha me shkarkim e Berishës dhe Nokës

by admin
Spread the love

Demokrati Arben Ristani, thotë se kryetari i PD Lulzim Basha ka gabuar me vendimet e tij për të përjashtuar Sali Berishën dhe shkarkuar Flamur Nokën. Sipas tij, Basha mund të nxjerrë urdhra dhe udhëzime, por jo të marrë vendime.

“PD ka si organe vendimmarese, vetem organet kolegjale”, shkruan ai ndër të tjera.

Shkruan Arben Ristani:

“Akoma degjoj politikane dhe komentues, te thone se, vulhumburi nuk ka shkelur asnje nen te statutit, kur ka vendosur perjashtimin e deputetit, z Berisha, apo edhe se fundi, kur vendosi shkarkimin e z. Noka nga pozicioni ne komisionin parlamentar dhe paralajmerimin per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Te nderuar te interesuar:

Se pari, PD ka si organe vendimmarese, vetem organet kolegjale.

Organet monokratike, duke nisur nga vulhumburi dhe te tjere, mund te nxjerin urdhera, ose udhezime, pra jo vendime, ne baze dhe per zbatim te vendimeve te organeve kolegjale.

Pra eshte e qarte, te nderuar, se vulhumburi nuk ka te drejte statutore te marri vendim.

Se dyti, jeni te lutur, kushdo qe eshte i interesuar, te kerkoni nje kopje te shkruar te ketyre vendimeve.

Bejeni kete kerkim qe te bindeni qe nuk ka vendim te shkruar per keto ceshtje.

Se treti, nese ndokush kerkon te beje nje ankese kunder vendimit te shpallur, por te pashkruar te vulhumburit, ose ndokush kerkon nje interpretim te statutit te partise, ju lutem, kini parasysh se ne PD, sipas statutit, egziston nje komision apelimi, me znj, Acka ne krye, por pa anetare.

Pra znj, Acka, me njohurite e thelluara juridike qe besoj i ka, derisa ka pranuar kete detyre, dhe me eksperiencen per te analizuar dhe interpretuar norma ligjore, ne mungese edhe te anetareve te gjykates se partise, mund te supozonim se do e zgjidhte kete ceshtje, ne rast se vulhumburi do hartonte nje dokument, me firme dhe me vule.

Ka te tjere politikane, apo komentues qe thone se vendimin, vulhumburi nuk e ka mare ne teresine e rregullave partiake, por ne te atyre parlamentare.

Nuk ka dhe nuk mund te kete nje rregull parlamentar qe i jep te drejte kujtdoqofte, qe me vendim personal, te vendose mbi te drejtat e dikuj tjeter.

Pra nje anetar i grupit parlamentar, nuk mund te marre vendim te caktoje me detyre, ose te shkarkoje nga detyra, ose te perjashtoje nga grupi, nje anetar tjeter.

Perfundimisht, vulhumburi ka shkelur rregullat

te cilat, se bashku kemi vendosur ti zbatojme.

Deviza e vulhumburit mu be e qarte kur mesova ngjarjen e meposhtme:

Ne nje bisede me disa kolege, vulhumburi u thote bashkbiseduesve: mami me ka thene, qe mos digjo se cte thone, por hec perpara.

Nderkohe qe ai ecen perpara dhe korr cka mbjelle, ne te tjeret te zbatojme ato rregulla qe kemi rene dakort se besoj do na dale per hajer.

P.s. Kush ka ndonje paqartesi, le ti hedhi nje sy, statutit te PD dhe rregullores se Kuvendit te RSh.”, ka shkruar Ristani.

You may also like