Arbana që na mbërtheu edhe njëherë para televizorit!

by admin
Spread the love

Ta quajmë 8 Marsin ditën e grave të forta, të brishta, të ëmbla, të bukura, të famshme, të lira, të qeshura…? Ta quajmë ditën e supergrave apo të gruas që s’do fare të jetë e tillë? 8 Marsi i të gjitha këtyre bashkë apo i asnjërës prej tyre? Ne nuk duam t’i fusim gratë e vajzat tona nëpër kallëpe, heroina qofshin apo të papërsosura. Ne duam vetëm të festojmë për gruan dhe të kemi një simbol të thjeshtë të numrit 8, që u takon të gjithave atyre që na shkëlqejnë në sy, por ne kemi përzgjedhur 8, që këtë vit kanë shkëlqyer në sytë e të gjithëve. 8 për 8 fusha të ndryshme, 8 gra e vajza që do t’i zbulojmë një nga një gjatë ditës së sotme…

Prej fillimit të pandemisë, dashur pa dashur u drejtuam tek Netflix dhe harruam të shihnim televizor siç tradicionalisht mblidhej çdo familje. Me fillimin e Big Brother në formatin VIP, u mbërthyem para ekranit si dikur dhe as nuk e kuptuam sa na kishte marrë malli për të parë televizion të vërtetë.

Merita i takon Arbana Osmanit: U desh Big Brother Vip që t’i ktheheshim televizorit.

Ndërkohë vetë Arbana Osmani është aq e zonja, sa duket se di t’i bëjë të gjitha njëkohësisht: të rrijë majë takave në ekran për 5 orë pa ndalim, pastaj të kujdeset për dy djemtë e saj, ndërkohë që pret një fëmijë të tretë. Ajo vazhdon të postojë receta e të japë këshilla në Instagram dhe si pak të tjera që bëjnë sikur janë gra me superfuqi, Arbana di të jetë edhe autorionike edhe modeste edhe të tregojë se ka ndihmë nga partneri, nëna e saj, e disa gratë tjera, ndërsa nuk harron të përmendë skuadrën e saj të punës, ku prapë rrethohet nga vajza dhe gra. Ajo e ndan lavdinë dhe suksesin me të gjithë ata që ka pranë vetes. Ndaj, u shtofshin gratë si Arbana që i bëjnë të gjitha dhe arritjet i ndajnë me të tjerët./revistawho.com

You may also like