Arbana Osmani na qenka sërish shtatzënë?

by admin
Spread the love

Një moderatore e zonja dhe shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për Arbana Osmani, shkruan nzoom.biz. Ajo prezanton një nga programet më të njohura të momentit ‘Big Brother Vip’.

Por, këto ditë portali nzoom.biz ka mësuar që Arbana është në muajt e parë të shtatzanisë. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e fundit në rrjetet sociale ku shihet se dukshëm ka shtuar peshë.

Përndryshe, ajo është nënë e dy fëmijëve dhe mbetet të kuptohet se cila do të jetë gjinia e fëmijës së tretë.

Prej dy dekadash në ekran, Arbana vazhdon të mbetet ndër të paktat figura publike të cilat nuk kanë ndryshuar tërësisht pamje dhe portreti i saj qëndron i njëjtë.

Por nuk do të mendonit kështu nëse do të shihni këto foto të fëmijërisë së moderatores. Arbana në këtë foto është vetëm 5 vjeç.
Jeta e Arbana Osmanit ka qenë gjithmonë e pranishme në mediat rozë. Që nga martesa e parë me Ardit Keron dhe divorci pas 16 vitesh që bëri bujë e deri te bashkëjetesa me regjisorin e saj Eduard Grishajn me të cilin sot ka edhe një djalë, pas djalit të madh Jonit.


You may also like