Arabët, sundim mbi popullin e Izraelit! – Shqip

by admin
Spread the love

Rabini hebre Yaron Eshkazi tha se arabët do të sundojnë mbi popullin e Izraelit, duke iu referuar teksteve nga Tora.

Përkatësisht, në një intervistë për kanalin hebraik TVhidabroot, një rabin i shquar hebre tha: “Që nga shkatërrimi i Jerusalemit e deri te krijimi i ‘shtetit’, ata që sunduan këtu gjatë gjithë kohës ishin arabët, pasardhësit e Ismaelit. Nuk ka rëndësi nëse ata ishin turq, bij të Ismaelit apo palestinezë, por ata që në fakt ishin këtu gjatë gjithë kohës janë arabë. Dhe kjo do të thotë se ‘premtimi është dhënë dhe shkruar në Tevrat në fund të shpëtimit, se arabët do të pengojnë popullin e Izraelit të vendoset në ‘Tokën e Izraelit’”.

Rabini citoi një tekst biblik që thotë se “bijtë e Ismaelit do të sundojnë dhe do të kenë kontroll të plotë mbi popullin e Izraelit përpara se të shfaqet Mesia”.

Më pas ai shtoi: “Shpresojmë që të mos ndodhë dhe nëse shpëtimi vjen para kohës së premtuar, do ta kapërcejmë këtë çështje dhe nëse shpëtimi vjen në kohë, do të gjendemi në një situatë aspak të lehtë”.

Këtu prezantuesi ndërhyri me vërejtjen e tij: “Situata është e frikshme zoti Rabin”. /tesheshi.com/

You may also like