“Arabët na kapën në ‘kundërsulm’, futbolli europian në rrezik të madh”

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Aston Villa-s, Monchi ka lëshuar kushtrimin në lidhje me ofertat e çmendura që po vijnë nga bota arabe. Arabia Saudite po investon miliarda në futboll.

Duke tërhequr jo pak lojtarë të njohur, edhe pse shumica e tyre në prag “pensioni”. Falë ofertave të parefuzueshme dhe pagave të majme.

Drejtuesi spanjoll i klubit të Premier League, foli për Marca rreth situatës së krijuar. Duke mos e fshehur shqetësimin e tij për të ardhmen e futbollit në kontinentin e vjetër.

Arabët na zunë në befasi, duhet të jemi të kujdesshëm. Çmimet e kartonëve janë rritur, ashtu si edhe pagat e futbollistëve.

Për momentin duket sikur ‘yjet’ preferojnë qëndrimin në Europë, por të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Nëse arabët vijojnë me këto ritme dhe këto pagesa, atëherë po që do të krijohet një problem i madh në futbollin europian”, u shpreh Monchi.


Top Channel

You may also like