Apple, shitjet dhe të ardhurat, mundin parashikimet –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Cook: Zinxhiri i furnizimit po përmirësohet

 

CEO i Apple, Tim Cook, tha të enjten se sfidat e zinxhirit të furnizimit të kompanisë po përmirësoheshin, duke i rritur aksionet në rreth 5% në një seancë tregtare të zgjatur, me një ritëm solid në fitime.

Apple i mundi parashikimet e analistëve për shitjet në çdo kategori produktesh, përveç iPad dhe të ardhurat totale u rritën me 11% me bazë vjetore.

Ja se si Apple ia doli mbanë në tremujorin e mbyllur më 25 dhjetor kundrejt vlerësimeve të Refinitiv (ofrues global amerikano-britanik i të dhënave dhe infrastrukturës së tregut financiar)

– Të ardhurat: 123,9 miliardë dollarë kundrejt 118,66 miliardë dollarë të vlerësuara, në rritje me 11% me bazë vjetore
– Të ardhurat nga iPhone: 71,63 miliardë dollarë kundrejt 68,34 miliardë dollarë të vlerësuara, në rritje me 9% me bazë vjetore
Të ardhura nga shërbimet: 19,52 miliardë dollarë kundrejt 18,61 miliardë dollarë të vlerësuara, në rritje me 24% me bazë vjetore
– Të ardhura nga produkte të tjera: 14,70 miliardë dollarë kundrejt i 14,59 miliardë dollarë të vlerësuara, në rritje me 13% me bazë vjetore
– Të ardhura nga Mac: 10,85 miliardë dollarë kundrejt 9,52 miliardë dollarë të vlerësuara, në rritje me 25% me bazë vjetore
– Të ardhura nga iPad: 7,25 miliardë dollarë kundrejt 8,18 miliardë dollarë të vlerësuara, në rënie me 14% me bazë vjetore
– Marzhi bruto: 43,8% kundrejt 41,7% i vlerësuar.

Edhe një herë, Apple nuk dha tregues zyrtarë mbi pritshmëritë për tremujorin aktual. Apple nuk ka dhënë indikacione që nga fillimi i pandemisë Covid-19, duke shfaqur paqartësi.

CEO i Apple, Tim Cook, ofroi disa të dhëna në perspektivë në një intervistë me Julia Boorstin të CNBC.

“Ajo çfarë ne presim për tremujorin që mbyllet në mars është një rritje solide e të ardhurave me bazë vjetore – tha Cook. – Në presim që problemet në furnizim në tremujorin e parë 2022 të jenë më të pakta se ato të tremujorit që u mbyll në dhjetor”.

Ky ishte një rezultat i mirë për Apple, në tremujorin e tij më të rëndësishëm të vitit që përfshin shitjet për festa. Secila prej linjave të produkteve të Apple është rritur me bazë vjetore krahasuar me vitin e kaluar, me përjashtim të shitjeve të iPad, pavarësisht paralajmërimeve të drejtuesve që problemet në furnizim mund të dëmtonin shitjet e kompanisë.

Cook tha se problemet e furnizimit të kompanisë po përmirësoheshin. Në lidhje me sfidat e furnizimit, CEO i Apple tha se tremujori i fundit i vitit 2021 ishte më i keq se tremujori i tretë (që u mbyll në shtator) për kompaninë, por ai parashikon një përmirësim për tremujorin e parë të 2022. “Problemi ynë më i madh është furnizimi me mikroprocesorë”.

Çipat e cilësisë së parë (Leading edge chips) janë procesorë të fuqishëm në zemër të një telefoni, ndërsa çipat “legacy node” janë pjesët e tjera më pak të sofistikuara, që kryejnë funksione se si të kontrollosh ekranin apo menaxhimin e konsumit.

Apple prezantoi modele të reja të iPhone në shtator, dhe ky tremujor ishte tremujori i parë i plotë i shitjeve të iPhone 13, duke u dhënë investitorëve një pamje paraprake se sa konkurruese janë pajisjet në treg. Shitjet u rritën me 9% nga viti në vit në 71,63 miliardë dollarë, edhe pse po rriten më ngadalë në biznesin e përgjithshëm të Apple.
Cook tha se Apple është krenare për rritjen me 9% të shitjeve të iPhone. “Kjo është pavarësisht se pati kufizime në furnizim gjatë tremujorit” – tha Cook.

Shërbimet, që përfshijnë iCloud, Apple Music, licencat për kërkimin dhe App Store vijuan rritjen e fortë, me 25% me bazë vjetore në 19,52 miliardë dollarë. Shërbimet e Apple janë njësia më fitimprurëse e Apple, dhe rritja e saj kontribuoi në marzhin bruto më të lartë se parashikimi.

Kategoria e produkteve që përfshijnë Apple Watch e AirPods, u rrit me 13% krahasuar me një vit më parë. Ky tremujor përfshin edhe shitjet e orës së fundit inteligjente Apple Series 7, e cila ka ekran më të madh, dhe AirPods e rinj.

Mac patën rritjen më të fortë të të gjitha linjave hardware të Apple, me rritje 25% krahasuar me një vit më parë, në 10,85 miliardë dollarë. Në muajin tetor, Apple prezantoi modelet e reja MacBook Pro, me çmim duke nisur nga 1.999 dollarë, me një çip të ri Apple në vend të atij Intel, të cilat u mirëpritën

iPad-ët ishin zhgënjimi më i madh. Shitjet u tkurrën krahasuar me një vit më parë, por ka të ngjarë sepse Apple nuk mund të prodhonte mjaftueshëm iPad dhe u dha përparësi pajisjeve të tjera. Sipas Cook, kjo erdhi si pasojë e kufizimeve “të rëndësishme” të furnizimit.

/ CNBC

You may also like