Aplikimi online për regjistrim në shkollë të mesëm përfundon nesër – Shqip

by admin
Spread the love

Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00.

Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim onlajn nga nxënësit, i cili bëhet përmes linkut drejt portalit për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të posaçëm për nxënës të shkollave të mesme përmes llogarive të veta shfrytëzuese në Schools.mk.

Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk më së voni deri në orën 9:00.

Nxënësit më pas do të duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat – më 22 qershor prej orës 12:00 deri në orën 19:00 dhe më 23 qershor prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në pajtim me orarin e përgatitur nga ana e shkollës.

You may also like