Apasiev me mesazh për partitë shqiptare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për të gjitha ngjarjet aktuale në vend ka reaguar kryetari i së majtës, Dimitar Apasiev, ku ka reaguar se nëse partitë shqiptare nuk e shfrytëzojnë shansin për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjehjet e ardhshme do të ndiqen nga BDI si një bretkocë.

“Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë shansin historik për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme (kurdo që të jenë) ata do të vrapohen nga BDI si një bretkocë dhe nuk do të rikuperohet kurrë. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, mendje në kokë – emocionet mënjanë dhe shihemi në seancë. “Sepse politika është SHAH”. /Alsat

You may also like